Klubi italian i ndërpreret kontratën mbrojtësit shqiptar

- Bota Sot

Klubi italian i ndërpreret kontratën mbrojtësit shqiptar

Pas dy sezonesh, gjatë të cilave ai nuk debutoi kurrë me ekipin e parë, teksa u huazua fillimisht te Recanatese (18 paraqitje) dhe më pas te Arzignano Valchiampo (12 ndeshje), mbrojtësi shqiptar, Kristian Shiba i ka thënë lamtumirë Sudtirolit që militon në Serinë B. 

Lojtari i lindur në vitin 2001 ka nënshkruar një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës  dhe tani do të ketë mundësinë të gjejë një ekip të ri si lojtar i lirë.  Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi italian nëpërmjet faqes zyrtare.  

” FC Sudtirol njofton se ka arritur një marrëveshje për ndërprerjen e ndërsjellë të kontratës, e cila fillimisht do të skadonte më 30 qershor 2026, me lojtarin  Kristian Shiba. Klubi bardhekuq falënderon Kristian Shibën për përkushtimin e tij dhe i uron më të mirën për pjesën tjetër të karrierës së tij”, shkruan Sudtirol. 

Vlen të theksohet se pjesë e klubit që militon në Serinë B janë edhe dy futbollistët shqiptarë Silvio Merkaj dhe Frederik Veseli.  



Read it all at Bota Sot