Mblidhen ministrat për çështjet evropiane, mbështetje për Ballkanin Perëndimor

- Bota Sot

Mblidhen ministrat për çështjet evropiane, mbështetje për Ballkanin Perëndimor

Ministrat për Çështjet Evropiane nga të 27 vendet e BE-së po marrin pjesë në një takim informal ministror në kryeqytetin danez.

Fokusi i diskutimit janë përpjekjet e vendeve kandidate për t’u përshtatur me kriteret e Kopenhagenit, si dhe stimujt që mund të përshpejtojnë progresin e tyre drejt anëtarësimit në BE.

Kryediplomatët nga 27 vendet e BE-së do të diskutojnë gjithashtu edhe rreth sundimit të ligjit në BE, si dhe mënyrat sesi shtetet në procesin e zgjerimit mund të forcojnë punën për reformat e brendshme të BE-së.

Ministrat për Çështjet Evropiane të 27 vendeve të BE-së do të takohen edhe me homologët e tyre nga vendet kandidate për të diskutuar sfidat me të cilat përballen këto vende në përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit.

Ata do të diskutojnë gjithashtu se si të forcohen stimujt për reformat e duhura, për të bërë të mundur që këto shtete të mund të integrohen gradualisht në Bashkimin Evropian, edhe përpara se të bëhen anëtare me të drejta të plota të kësaj organizate.



Read it all at Bota Sot