Futbollisti do veshë për herë të parë një tjetër fanellë në La Liga!
Hektor Fort është huazuar nga Barcelona te Elche.
19-vjeçari nuk ishte preferuar këtë sezon te katalanasit, për këtë edhe dje që ishte dita e fundit u zyrtarizua largimi.
Fort ka kontratë te Barça deri në vitin 2029. Duke qenë produkt i akademisë, klubi nuk e ka humbur besimin te mbrojtësi i djathtë.
Talenti spanjoll numëron 30 paraqitje me ekipin e parë të Barcelonës. Gjatë tyre asistoi edhe tre gola.