Mensah dhe Tiranën i ndan vetëm zyrtarizimi

- Bota Sot

Mensah dhe Tiranën i ndan vetëm zyrtarizimi

Vetëm pak ditë pasi mbylli aventurën në Shkodër, Alfred Mensah nuk ka humbur kohë për të gjetur një skuadër të re.

Sulmuesi nga Gana nuk ndryshon kampionat pasi do të jetë një lojtar i Tiranës.

26-vjeçari pritet që të zyrtarizohet nga skuadra e Vangjel Miles, e cila në dy takimet e para ka treguar se ka shumë nevojë për përforcime në sulm pasi Emmanuel Ernest nuk mban dot i vetëm peshën e të gjithë repartit.

Mësohet se mes sulmuesit dhe Tiranës është finalizuar gjithçka me sukses dhe ganezi pritet që të lajmërohet sot si lojtari më i ri bardheblu për sezonin e ri.



Read it all at Bota Sot