Çfarë përfiton Interi?

- Bota Sot

Çfarë përfiton Interi?

Beppe Marotta e kishte konisderuar të mbyllur merkaton e Interit, teksa foli pak para nisjes së sfidës Inter-Udinese.

I pyetur nga gazetarët nëse do të afrohej ndonjë mbrojtës, presidenti zikaltër u përgjigj se për momentin është e vështirë të gjesh mbrojtës më kualitativë se sa ata që janë në dispozicion të teknikut Chivu këtë sezon.

Megjithatë në ndryshim me fjalët e presidentit Marotta zikaltrit kanë afruar në orët e fundit të merkatos mbrojtësin zviceran Manuel Akanji nga skuadra e City, duke larguar për tek Olympique Marseille, Benjamin Pavard.

Një lëvizje e papritur kjo, pavarësisht se Akanji ishte pranë zikaltërve edhe 3 sezone më parë, në kohë kur Inzaghi ishte ai që e kërkoi nga Borussia Dortmund. Akanji vjen nga City për 5 mln euro në huazim, me detyrimin e blerjes së kartonit për 15 mln euro, me klauzolën e fitimit të skudetos nga Inter.

Ai ishte pak ditë më parë pranë kalimit tek rivalët e qyteti Milan, me drejtorin Igli Tare që deklaroi se klubi kuqezi do të pëlqente afrimijn e një mbrojtësi me kualitet e tepër eksperiencë si Akanji, megjithatë zvicerani refuzoi ofertën e “Djallit”pasi kërkon të marrë pjesë në Champions.

Vjen Akanji por largohet Pavard.

Mbrojtësi francez nuk ka bindur sezonin e fundit drejtuesit e Interit. Dëmtimet dhe koha e gjatë larg fushave kanë shtyrë Marotën e Ausilion të pranojnë ofertën e Marsejës së De Zerbit.

Megjithatë kritikat kryesore të analistëve të futbollit ishte fakti se mbrojta e Interit duhet rinovuar sa i takon moshës mesatare, ndërkohë që Akanji është 30 vjeç, e Pavard që largohet është 29.

Ndaj në këtë plan nuk ka asnjë progres, ndërsa lidhur me cilësinë, do të jetë vetëm fusha e blertë që do të provojë nëse lëvizja “last minute” e drejtueseve të Interit do të jetë e goditur apo jo.



Read it all at Bota Sot