Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 2-të

- Bota Sot

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 2-të

Pas përfundimit të javës së 2-të të ndeshjeve në Kategorinë e Parë, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen titullare dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave.

Sinan Dani i ekipit të Burrelit është përzgjedhur si portieri më i mirë. Në mbrojtje rreshtohen katër lojtarët: Klevis Shaqe (Skënderbeu), Gëzim Krasniqi (Iliria), Rei Zaimi (Luftëtari) dhe Odirah Ntephe (Lushnja).

Mesfusha përbehet nga: Sokol Mziu (Korabi), Juan Jose Arango Aristizabal (Burreli) dhe Sander Kalaj (Laçi).

Në majën e sulmit qëndron Godswill Chinwendu i Besës, ndërsa krahët përbëhen nga Saleh Nasr (Skënderbeu) dhe Olsi Myrta (Laçi).

Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Laçit, Stefano Senigagliesi.



Read it all at Bota Sot