10 milionë euro për kartonin e mesfushorit

- Bota Sot

10 milionë euro për kartonin e mesfushorit

Kjo është kontrata e Rabiot me Milanin!

Mesfushori francez, Adrien Rabiot është lojtari më i ri i Milanit, duke rikthyer bashkëpunimin e suksesshëm me Massimiliano Allegri, pas periudhës së tyre te Juventus.

Sipas raportimeve të Tuttosport, Milani ka paguar 10 milionë euro për kartonin e mesfushorit tek Olympique Marseille, ku 30% e shumës do të përfundojë direkt në xhepin e lojtarit.

Rabiot ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, deri më 30 qershor 2028, me opsion vazhdimi deri në 2029, dhe do të përfitojë një pagë neto prej 5 milionë eurosh për sezon.



Read it all at Bota Sot