Leverkusen nuk i ndahet spanjollëve

- Bota Sot

Leverkusen nuk i ndahet spanjollëve

Leverkusen nuk i ndahet spanjollëve.

Nga Xabi te Xavi dhe ish-mesfushori kampion te Barcelona mund të ulet në stolin e skuadrës së Bajer.

Një ditë pas largimit të Ten Hag, skuadra e aspirinave është vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin dhe me shumë mundësi ky do të jetë Çavi  Hernandez.

Bisedimet kishin nisur që javën e kaluar, por largimi holandezit është kryer vetëm mbrëmë në orët e vona pas barazimit 3-3 të Leverkusenit në javën e dytë të Bundesligës në fushën e Verder Bremen.

Ka edhe një fakt tjetër. Që më parë, para se të ulet Ten Hag, është kontaktuar nga drejtuesi Rudi Fëler, por Çavi është përgjigjur: “Jo, nuk është ende momenti për t’u ulur në pankinë. Mbase tani ka ardhur vërtet momenti që të tregojë vlerat e tij si trajner”.



Read it all at Bota Sot