Nga Kameruni te Bylisi

- Bota Sot

Nga Kameruni te Bylisi

Bylis nuk e ka “shijuar” ende fitoren në Superiore nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa, e përkthyer me dy barazime, 0-0 ndaj Tiranës dhe dueli dramtik me Flamurtarin, 3-3.

Edhe pse u mendua se nuk do kishte më afrime në merkaton e verës, Bylis i ka surprizuar të gjithë, duke nënshkruar me sulmuesin 185 centimetra dhe me një strukturë të fortë fizike, fjala është për kamerunasin Rooney Eva Wankewai.

Ai është 28-vjeç dhe ka eksperiencën e nevojshme për të udhëhequr sulmin e ballshiotëve:

“BYLIS ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e sulmuesit nga Kameruni, Rooney Eva Wankewai, 28-vjeç me eksperiencë në disa shtete, ku është aktivizuar në Superligën greke, Bullgari, Azerbajxhan, Kinë, Iran, Algjeri, por ka luajtur edhe me përfaqësuesen U-17 dhe U-20 të Kamerunit. 

Eksperienca e kamerunasit pritet që të jetë një forcë e shtuar në repartin ofensiv të skuadrës sonë. Rooney Eva Ëankeëai, do të jetë gati për trajnerin Josa, për sfidat e radhës. I urojmë mirëseardhjen pjestarit më të ri të skuadrës sonë dhe suksese”.



Read it all at Bota Sot