Arbitri ngatërroi lojtarin gjatë Inter-Udineze

- Bota Sot

Arbitri ngatërroi lojtarin gjatë Inter-Udineze

Një episod i pazakontë ndodhi gjatë ndeshjes Inter-Udineze.

Në minutën e 27-të, arbitri Mateo Marketi shkoi te monitori për të vlerësuar një prekje me dorë të Dumfris dhe më pas dha penallti për Udinezen, e kthyer në gol nga Dejvis.

Sipas rregullores së re, gjyqatari kryesor tentoi t’ua shpjegonte vendimin tifozëve dhe televizionit, por audioja nuk funksionoi për shkak të një defekti teknik.

Në pjesën e dytë, kur u anulua një gol i Dimarkos për pozicion jashtë loje, sistemi funksionoi, por këtë herë gaboi vetë Marketi: përmendi numrin 6, De Vraj, që ishte në stol, ndërsa në pozicion të parregullt ishte numri 9, Turam.

Një mbrëmje me dy situata të çuditshme që rihapën diskutimin mbi komunikimin e VAR-it në Serie A.



Read it all at Bota Sot