Futbollisti Granit Xhaka po kalon formë të mirë tek skuadra angleze, Sunderland.
Në tre ndeshjet e para në Premier League, shënuan dy fitore dhe pësuan një humbje.
Sunderland renditet në vend të gjashtë me 6 pikë apo ka 3 më pak se lideri Sunderlandi.
Mediumi zviceran “Blick”, sot i ka kushtuar një shkri Xhakës.
“Kthimi i kapitenit të ekipit kombëtar në Angli ishte, nga një perspektivë për të, historia e madhe e transferimit të verës.
Fillimisht u bë e qartë se Granit Xhaka donte të largohej nga Leverkuseni pas dy vitesh të suksesshme.
Xhaka thuhet se nuk e priste mirë trajnerin e ri të Bayer, Erik ten Hag, i cili e ka humbur punën pas dy ndeshjeve në Bundesligë.
Për më tepër, Ëirtz, Frimpong, Tah dhe Hradecky, shtyllat kryesore të ekipit ish kampion, u larguan nga klubi.
Ai u kërkua nga Milani, Fenerbahce dhe Neom i Arabisë Saudite. Për habinë e shumë njerëzve, Sunderland, i sapo rikthyer në Premier League, në fund arriti marrëveshjen:, shkruan mes të tjera media zvicerane.