Zhegrova ndanë detaje interesante nga jeta e tij private

- Bota Sot

Zhegrova ndanë detaje interesante nga jeta e tij private

Sulmuesi i ri i Juventusit, Edon Zhegrova, ka ndarë disa detaje interesante nga jeta e tij personale dhe profesionale në një intervistë të shkurtër.

Ylli nga Prishtina ka treguar se këngëtarja e tij e preferuar është Kida, ndërsa idoli në futboll mbetet Lionel Messi. Përveç futbollit, sporti tjetër që e pëlqen është boksi, ndërsa si hobi kryesor ka muzikën.

I njohur me nofkën “Luan”, Zhegrova e përshkruan veten si “të pandalshëm” dhe thekson se nuk mund ta imagjinojë jetën pa futboll. Sa i përket ushqimit, ai ka veçuar mishin si të preferuarin e tij.

Në aspektin sportiv, 25-vjeçari ka pranuar se ende nuk e ka takuar rivalin më të vështirë në fushë. Pas çdo ndeshjeje, rutina e tij është e thjeshtë: të marrë telefonin dhe të kontaktojë familjarët.

Me një personalitet të thjeshtë dhe energji të pakufishme në fushë, Zhegrova po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një prej prurjeve më të rëndësishme të Juventusit këtë sezon.



Read it all at Bota Sot