Real Madrid e mbylli merkaton e kësaj vere me 4 transferime të bujshme si Alexander Arnold, Dean Hujisen, Alvaro Carreras dhe Franco Mastantuono.
Edhe pse duhet afër 1 vit nga merkato e verës 2026, klubi madrilen duket se i ka idetë e qarta për transferimet që do bëjë verën e ardhshme.
Florentino Perez ka vendosur që tani mes mesfushorin e transferuat te Como, por me të drejtë riblerje, Nico Paz.
Argjentinasi në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i Real Madrid.
Një tjetër përforcim do jetë ai i Ibrahima Konate. Francezi do të vijë në Madrid si lojtar i lirë, njësoj siç veproi ish-shoku i tij i skuadrës, Alexander Arnold.
Transferimi i tretë do jetë një mesfushor. Drejtuesit e klubit madrilen kanë piketuar disa emra si Rodri, Vitinha, Alexis Mac Allister, Enzo Fernandez, Adam Wharton si dhe talenti i ri AZ Alkmaar, Kees Smit. Njëri prej tyre pritet të transferohet në Madrid gjatë verës së ardhshme.