Shkëndija e Haraçinës nuk ka të ndalur, eliminon Sasën nga Kupa e Maqedonisë

- Bota Sot

Shkëndija e Haraçinës nuk ka të ndalur, eliminon Sasën nga Kupa e Maqedonisë

Shkëndija e Haraçinës është kualifikuar në të 16-ën e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.

Skuadra shqiptare ngadhënjeu me penallti me rezultat 5:4 ndaj Sasa Kamenicës, në ndeshjen që u kuajt në Kumanovë.

Shkëndija shpëtoi veten në minutat e fundit të ndeshjes, madje duke luajtur me një lojtar më pak, por në fund përmes penalltive ngadhënjëjë.

Në kohën rregullt, ndeshja përfundoi pa fitues, 1:1. 

Së pari, mysafirët nga Kamenica kaluan në epërsi me golin e Spasovskit në minutën e 59-të të ndeshjes, por Shkendija e Haraçinës, megjithëse luajti me një lojtar më pak nga minuta e 64-të pasi Kocev u përjashtua, arriti të barazojë në minutën e 83-të nga futbollisti Burhani.



Read it all at Bota Sot