Emocionuese, Ruben Neves bën tatuazh foton me Jota-n

- Bota Sot

Emocionuese, Ruben Neves bën tatuazh foton me Jota-n

Futbollisti portugez Ruben Neves ka bërë një tatuazh prekës në kujtim të mikut të tij më të ngushtë, Diogo Jota.

Portugezi humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik së bashku me vëllain e tij më 3 korrik.

Tatuazhi, i vendosur në pulpën e këmbës, tregon një përqafim mes dy shokëve.

Ky gjest është një dëshmi e thellë e miqësisë së vërtetë dhe e dhimbjes që humbja e papritur sjell, duke treguar një anë shumë njerëzore të futbollistit të njohur.



Read it all at Bota Sot