Hincapie te Arsenali: Kam folur me Xhakën, dua të fitoj shumë trofe

- Bota Sot

Hincapie te Arsenali: Kam folur me Xhakën, dua të fitoj shumë trofe

Arsenali mbylli merkaton e transferimeve me një bum të madh, duke siguruar një element kyç në mbrojtje, Piero Hincapie, qendërmbrojtësin ekuadorian, i cili u ble nga Bayer Leverkusen në huazim me mundësi blerjeje për 45 milionë £. Hincapié e prezantoi veten në kanalet zyrtare të klubit si më poshtë:

“Vetëm një bisedë me Artetën ishte e mjaftueshme për të më bindur për vendimin që po merrja. Jam shumë i lumtur! Dua të integrohem sa më mirë të jetë e mundur me shokët e mi të rinj të ekipit dhe të kem një sezon të mirë”.

A ke folur me ish-shokun tënd të skuadrës, Xhakën?

“Folëm shumë, por jo për Arsenalin. Megjithatë, në një moment e pyeta për Arsenalin, si po shkonin gjërat këtu.

Ai foli shumë mirë për klubin dhe si ndihej gjatë kohës që ishte këtu.

Më pëlqeu shumë biseda që patëm gjatë asaj kohe. Ai më dërgoi një mesazh kohët e fundit, gjithmonë ka folur mirë për klubin”.

Ku ndiheni më mirë?

“Pozicioni im më i preferuar është mbrojtës qendror. Kam luajtur shumë ndeshje edhe si mbrojtës i krahut, por mendoj se jam më i miri në pozicionin e mbrojtësit qendror.

Sa i përket cilësive të mia, jam i shpejtë dhe më pëlqen ta çoj topin përpara, si dhe të jem lider në fushë”.



Read it all at Bota Sot