FIFA bllokon lojtarin e Spanjës

- Bota Sot

FIFA bllokon lojtarin e Spanjës

Ajmerik Laporte ishte bërë gati për kthimin në futbollin spanjoll.

Mbrojtësi i përfaqësueses iberike kishte gjetur më në fund akordin që do ta lejonte të kthehej në La Liga, ku kishte firmosur për Atletik Bilbaon.

Por pas dy muajsh negociata, gjithçka u bë efektive vetëm në orët e fundit të merkatos së verës. Lojtari kërkonte të largohej nga Al Nasr, ndonëse paguhej 25 milionë euro neto në vit nga arabët, pasi dëshironte të shijonte përsëri futbollin e rëndësishëm, edhe për faktin se me trajnerin Zhorzhe Zhezus nuk do kishte vend për të te sauditët.

Atletik Bilbao ra dakord që t’i siguronte një rrogë prej 7 milionë eurosh në sezon dhe u hodh firma për tre edicione, Por dokumentet nuk u plotësuan në kohë dhe u bllokuan nga sistemi TMS i FIFA-s.

Kjo e fundit i bëri të ditur palëve të përfshira se transferimi nuk kryhej pasi ishte jashtë afateve, duke mbajtur të bllokuar të paktën deri në janar Laporte në klubin saudit, ku edhe nëse nuk luan, do të vazhdojë të përfitojë rrogën marramendëse.



Read it all at Bota Sot