Çfarë po ndodh me ndeshjen Teuta – Dinamo?

- Bota Sot

Çfarë po ndodh me ndeshjen Teuta – Dinamo?

Ndeshja e shtyrë mes Teutës dhe Dinamos është kthyer në një “telenovelë”.

Takim ky i vlefshëm për javën e parë të kampionatit, i cili u shty fillimisht për shkak të angazhimit të Dinamos në Conference League.

Më pas u vendos që kjo përballje të luhet më 5 shtator në orën 17:00 në “Niko Dovana”. Ndërkohë prej 2 ditësh heë thuhet se kjo sfidë nuk do të luhet, e herë nga ana e durrsakëve që do të zhvillohet siç ishte parashikuar.

Por “telenovela” vjen ditën e sotme me një tjetër seri. Edhe pse teuta ditën e djeshme ZYRTARIZOI axhendën e kësaj sfide dhe theksoi se nuk ka ndryshuar, ditën e sotme në profilin zyrtarët të “Djemve të Detit” është fshirë çdo postim mbi këtë ndeshje.

Një vendim i papritur, i cili na lë të kuptojmë se kjo sfië mund të jetë shtyrë sërish. Gjithsesi ende nga FSHF-ja nuk ka një reagim mbi këtë përballje dhe aktualisht Teuta – Dinamo mbetet pezull.



Read it all at Bota Sot