Cara dhe Hadroj rikthehen në Shqipëri (FOTO)

- Bota Sot

Cara dhe Hadroj rikthehen në Shqipëri (FOTO)

Tedi Cara dhe Andi Hadroj po kthehen në Shqipëri.

Dy ish-futbollistët e Partizanit, kanë përfituar nga pauza e ndeshjeve të kombëtareve dhe së fundmi kanë menduar të rikthehen në atdhe.

Në një foto të publikuar së fundmi nga Cara, shihet që ai dhe mbrojtësi janë në avion, i cili me shumë mundësi destinacion ka Shqipërinë.

Kujtojmë se të dy aktivizohen në Ukrainë, por me skuadra të ndryshme.

Sulmuesi 25-vjeçar është pjesë e skuadrës së FC Oleksandriya. Ndërsa në krahun tjetër, Andi Hadroj luan me një tjetër ekip të elitës së futbollit ukrainas, Polissya.



Read it all at Bota Sot