Napoli përjashton Lukakun nga lista e Championsit

- Bota Sot

Napoli përjashton Lukakun nga lista e Championsit

Napoli ka bërë publike listën e lojtarëve të regjistruar për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve 2025-2026, ku bie në sy mungesa e Romelu Lukakut.

Sulmuesi belg, i cili sezonin e kaluar ishte një figurë kyçe për skuadrën e Antonio Contes, nuk është përfshirë për arsye shëndetësore.

Gjatë ndeshjes miqësore me Olympiacosin më 14 gusht, Lukaku pësoi një dëmtim serioz në kofshën e majtë (rectus femoris), i cili do ta mbajë jashtë fushave për tre deri në katër muaj.

Për pasojë, 32-vjeçari do të humbasë të gjitha tetë ndeshjet e para të fazës së grupeve, ndërsa rikthimi i tij pritet rreth muajit dhjetor.

Duke pasur parasysh këtë mungesë afatgjatë, Conte ka vendosur të mos e regjistrojë Lukakun në listën e UEFA-s, duke llogaritur në opsione të tjera sulmuese, mes tyre edhe Rasmus Højlund, i ardhur këtë verë nga Manchester United.

Belgut i mbetet mundësia të rikthehet në skuadër nëse Napoli arrin fazën e eliminimit direkt.



Read it all at Bota Sot