Klubi largon menjëherë Tomën

- Bota Sot

Klubi largon menjëherë Tomën

Bastien Toma nuk do të jetë më pjesë e St.Gallen në Zvicër.

Klubi zviceran ka zyrtarizuar largimin e mesfushorit 26-vjeçar, disi në mënyrë të papritur pasi futbollisti ishte ende në kontratë.

Kontrata e Tomës ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2026. Megjithatë, sipas njoftimit të St.Gallen, klubi dhe vetë mesfushori kanë rënë dakord për t’i dhënë fund bashkëpunimit.

Tashmë Bastien Toma është një lojtar i lirë në treg, teksa kërkon për aventurën e radhës. Më herët ai është aktivizuar për ekipe si Sion, Genk dhe Paços Ferreira.



Read it all at Bota Sot