Fati mund të rikthejë në garë skuadrën e United

- Bota Sot

Fati mund të rikthejë në garë skuadrën e United

Mesjavën e kaluar, skuadra e Manchester United u eliminua nga raundi i dytë e EFL Cup, kur u mund me penallti nga Grimsby, skuadër e kategorisë së katërt angleze. Një eliminim i turpshëm për “djajtë e kuq”, por që kanë një mundësi të artë për t’u rikthyer në garë.

Mediat angleze konfirmojnë se Grimsby Town është gjobitur me 20 mijë stërlina, pasi aktivizuan në mënyrë të paligjshme një lojtar (Clarke Oduor), i cili kishte nënshkruar në formë huazimi nga Bradford City një ditë më parë.

Por, është zbuluar se Grimsby kishte humbur me 1 minutë e 59 sekonda afatin për të regjistruar lojtarin. Oduor hyri në lojë në minutën e 73-të dhe penalltia e tij u prit nga Onana, pas një barazimi 2-2 në kohën e rregullt.

Federata Angleze i ka dhënë Manchester United 5 ditë kohë afat për të apeluar vendimin për të gjobitur me 20 mijë stërlina Grimsby. “Djajtë e kuq” mund të kërkojnë përmbysje të rezultatit (0-3 në tavolinë), që do të thotë kualifikim në turin tjetër.



Read it all at Bota Sot