Maqedonia – Arabia Saudite të enjten

- Bota Sot

Maqedonia – Arabia Saudite të enjten

Maqedonia e Veriut në futboll, ka përfunduar përgatitjet para ndeshjes së nesërme kontrolluese me Arabinë Saudite në Pragë. Kjo ndeshje është si parahyrje për ndeshjen eliminatore të vetme të muajit shtator kundër Lihtenshtajnit, që në program është me datë 7 shtator në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Fitorja në këtë ndeshje është mjaft e rëndësishme, para dy takimeve të tjera në transfertë me Belgjikën, muajin e ardhshëm dhe Uellsin në nëntor.

Kujtojmë, Maqedonia kryeson renditjen e grupit “J” elimator të botërorit të ardhshëm.

“Ndeshjen e parë që e kemi me karakter kontrollues me Arabinë Saudite, jam i mendimit se do të jetë mundësi e mirë që të shofim se në çfarë forme jemi. Patjetër duhet të përqëndrohemi në ndeshjen në Pragë dhe me pas për ndeshjen me Lihtenshtajnin.  Jemi favorit në letër, por kjo në futbollin e sotëm nuk vlen. Kur tre pikë i llogaritni para kohe, ajo kurë nuk është mirë. Tre pikët na janë më se të nevojshme.” – tha futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë, Nikolla Serafimov.

Ndeshja miqësore midis Maqedonisë dhe Arabisë Saudite, të enjtën nga ora 17:00.



Read it all at Bota Sot