Kombëtarja shqiptare gati për miqësoren ndaj Gjibraltarit

- Bota Sot

Kombëtarja shqiptare gati për miqësoren ndaj Gjibraltarit

Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për ndeshjet e shtatorit në ditën e tretë në kampin stërvitor në Malaga të Spanjës. Seanca e parafundit stërvitore ka zgjatur pak më shumë se një orë dhe i gjithë grupi gëzon formë të mirë.

Shqipëria do të luajë nesër një miqësore ndaj Gjibraltarit, me sfidën që nis në ora 18:00, derisa sot pikërisht në këtë orë do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore.

Trajneri Silvinjo për shkak të dëmtimit të Elhan Kastratit, ka ftuar si zëvendësim portierin Kombëtares U-21, Simon Simoni.

Ndeshja kundër Gjibraltarit, kombëtares shqiptare do ti shërbejë si parapërgatitje për ndeshjen e 9 shtatorit kundër Letonisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të vitit të ardhshëm.

Ndeshja kundër Letonisë do të zhvillohet në “Air Albania” dhe e njëjta do të startojë në ora 20:45.

Kujtojmë, Shqipëria me 5 pikë nga 4 ndeshje, para ndeshjeve të shtatorit futet si kombëtarja e dytë më e mirë në grupin “K”, pas Anglisë e cila ka 9 pikë nga 3 ndeshje.



Read it all at Bota Sot