Momenti kur jaht luksoz krejtësisht i ri fundoset, vetëm pak minuta pasi është nxjerrë në det në Turqi

- Bota Sot

Momenti kur jaht luksoz krejtësisht i ri fundoset, vetëm pak minuta pasi është nxjerrë në det në Turqi

Ky është momenti kur një jaht i ri 700 mijë funtësh fundoset vetëm 15 minuta, pasi për herë të parë u lëshuar në ujë – duke detyruar pronarin të notoj deri në plazh.

Incidenti ndodhi rreth  200 metra larg brigjeve në qarkun Eregli në Zonguldak në veri të Turqisë.

Burri që besohet të jetë pronarin, shihet duke qëndruar anash anijes e cila fillon të fundoset, para se të hidhet në ujë dhe të fillojë me shpejtësi të notoj drejt plazhit.

Kapiteni i anijes dhe dy anëtarë të ekuipazhit gjithashtu janë detyruar të hidhen në ujë, kurse mediat turke raportojnë se nuk ka të lënduar.

Anija Dolce Vento, ishte mes 24 dhe 30 metra dhe ishte përuruar në Med Yilmaz ku për muaj të tërë është punuar në të para se t’i dorëzohej pronarit nga Stambolli.

Rojet Bregdetare dhe ekipet e portit ishin alarmuar duke krijuar një perimetër sigurie me qëllim që të mos afrohet ndonjë anije tjetër.



Read it all at Bota Sot