Vojvoda: Në Zvicër presim përkrahje të madhe nga tifozët

- Bota Sot

Vojvoda: Në Zvicër presim përkrahje të madhe nga tifozët

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për ndeshjet e shtatorit, ndërsa atmosfera në taborin Dardan duket të jetë mjaft e mirë.

Trupa e trajnerit Franco Foda po ushtron që nga e hëna në kampin nacional në Hajvali, ndërsa të premten do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit kundër Zvicrës në udhëtim, e të hënën tjetër ndaj Suedisë në shtëpi.

Teksa foli për faqen zyrtare të FFK-së, Mërgim Vojvoda është shprehur optimist para këtyre dy përballjeve.

Ai e pranon se zviceranët dhe suedezët janë favoritë, por beson se me shokët do të mundë t’i marrin gjashtë pikë në shtator.

Po ashtu, mbrojtësi i krahut e pret edhe përkrahjen e publikut kosovar nga mërgata në ndeshjen e Baselit këtë të premte.

“Ne jemi duke u bërë gati për të shkuar për t’i marrë tri pikë. Atmosfera është shumë e mirë, e dimë se na presin dy ndeshje të rëndësishme.”

“E dimë se sa është e vështirë të shkojmë e të luajmë në Zvicër, por e dimë se e kemi mundësinë për të pasur shumë përkrahje nga tifozët tanë. Djemtë janë krejt të përgatitur, stërvitjet po shkojnë shumë mirë dhe jemi duke u bërë gati për të shkuar dhe për t’i marrë tri pikë”.



Read it all at Bota Sot