Luis Figo “tradhton” edhe Realin

- Bota Sot

Luis Figo “tradhton” edhe Realin

Në karrierën e tij të gjatë (1990-2009) Luis Figo luajti për skuadra si Sporting CP, FC Barcelona, ​​Real Madrid dhe Inter. Në 657 ndeshje ai shënoi 119 gola dhe dhuroi 222 asiste ndërsa fitoi edhe “Topin e Artë 2000”.

Përveç aspektit sportiv portugezi do të mbahet mend gjatë për transferimin e tij nga Barcelona në Madrid. Ndërsa sot vetë Figo rrëfen se do të kishte dashur që të vishte edhe një tjetër fanellë, atë të rivalëve të qytetit të Real-it.

“Do të më kishte pëlqyer shumë që të luaja për Atletico-n. Filozofia e tyre e lojës, stadiumi dhe atmosfera që krijohet atje më kanë tërhequr gjithmonë. Gjithmonë ka qenë speciale”, tha Figo.

Në fjalën e tij portugezi shpjegon se do të kishte dashur që të kishte qenë protagonist edhe i derbit të Sevijës duke saktësuar se nuk kishte preferenca se cilat ngjyra do të mbronte.



Read it all at Bota Sot