Hekurudhat Shtetërore Polake kanë publikuar një video dramatike të një aksidenti në të cilin një tren shtypi një veturë në binarë.
Incidenti ndodhi pasi shoferi 81-vjeçar kaloi me veturë nëpër rampat e ulura dhe u ndal direkt në binarë në pjesën midis Granowo dhe Stęszew, më 18 gusht rreth orës 12:30, raporton polsatnews.pl.
Shoferi pas përplasjes u dërgua në spital dhe është në gjendje të qëndrueshme, transmeton KosovaPress.
Një javë pas aksidentit, Hekurudhat Shtetërore Polake publikuan një video të kamerës mbikëqyrëse si pjesë e fushatës "Kalim i sigurt".
"Një vagon pasagjerësh kaloi nën një tren Kolei Wielkopolskich në itinerarin e Stacionit Kryesor të Poznan - Wolsztyn", thuhet në përshkrim.
Për shkak të aksidentit, trafiku hekurudhor u ndërpre rreth dy orë dhe u organizua transporti zëvendësues me autobus për pasagjerët.
Çdo vit në Poloni ndodhin rreth 170 aksidente në kalimet hekurudhore, në të cilat vdesin dhjetëra njerëz.