Ylli i Bayern Munich, Jamal Musiala, ka deklaruar se është i bindur se do të rikthehet në fushë gjatë vitit 2025.
Talenti i futbollit gjerman kishte pësuar një lëndim të rëndë në Kupën e Botës për Klube në korrik në ndeshjen ku Bayern Munich ishte mbposhtur nga Paris Saint Germain me rezultat 2-0. Kjo kishte ndodhur pas një përplasje me portierin italian Gianluigi Donnarumma.
“Këmba po shërohet mirë dhe sipas planit.
Nuk kam më nevojë për paterica, por nuk dua të nxitohem.
Dua të marr kohën e duhur. Nuk dua të caktoj një datë të saktë, por me këtë progres dua të jem gati për ndeshje në vitin 2025”, ka thënë Musiala.
Musiala shihet si një nga lojtarët kyç të Gjermanisë për Botërorin 2026 dhe rikthimi i tij është i shumëpritur si nga Bayern ashtu edhe nga Kombëtarja gjermane.