Shkëlqente në kampionate botërore

- Bota Sot

Shkëlqente në kampionate botërore

Episodi kurioz me protagonist portierin meksikan Guillermo Ochoa.

Ochoa është një lojtar i ri i Burgos (ose pothuajse).

Transferimi, në fakt, dështoi për shkak… të një kafeje. Por le ta marrim me radhë.

Klubi, që luan në La liga 2 ishte gati të angazhonte portierin meksikan.

Ochoa, sapo mbërriti në qytet, kaloi vizitat mjekësore, por para se të firmoste kontratën, kërkoi një ndryshim në marrëveshje.

Ndërkohë që drejtuesit e Burgos po rregullonin dokumentet, ndodhi episodi që e ndryshoi gjithë situatën. Portieri, në fakt, vendosi të shkonte për të pirë një kafe… dhe nuk u kthye më. Pavarësisht telefonatave të klubit, Ochoa nuk u paraqit kurrë më.

Ochoa ka luajtur 5 Kupa Bote me Meksikën duke debutuar në vitin 2006 në Gjermani, ndërsa luajti edhe në Botërorin e fundit në Katar 2022.



Read it all at Bota Sot