Moratti del nga terapia intensive, mesazhi i bashkëshortes

- Bota Sot

Moratti del nga terapia intensive, mesazhi i bashkëshortes

Gjendja shëndetësore e Massimo Morattit po përmirësohet ndjeshëm. Ish-presidenti i Interit, i shtruar në spitalin Humanitas të Rozzanos më 27 gusht për shkak të një pneumonie të rëndë, ka dalë nga terapia intensive pas ditësh të vështira.

Moratti ishte ekstubuar të shtunën, duke nisur të marrë frymë pa ndihmën e aparaturave, dhe tashmë po qëndron nën vëzhgim të mjekëve vetëm për arsye parandaluese.

\Ai ka kaluar kohë me familjarët e tij më të afërt, me të cilët ka mundur të komunikojë gjatë ditëve të fundit, ndërsa rikuperimi duket gjithnjë e më pranë.

Lajmin e dha edhe bashkëshortja e tij, Milly Moratti, e cila qetësoi opinionin publik:

“Massimo ka dalë nga terapia intensive. Së shpejti do të kthehemi në shtëpi, mos u shqetësoni: kemi ende shumë për të bërë,” u shpreh ajo.

Ky përmirësim i gjendjes së ish-presidentit zikaltër është pritur me gëzim nga tifozët dhe bota e futbollit italian, që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë.



Read it all at Bota Sot