Portugalia shpall ditë zie pas aksidentit me tramvaj që la të vdekur 15 persona në Lisbonë

- Bota Sot

Portugalia shpall ditë zie pas aksidentit me tramvaj që la të vdekur 15 persona në Lisbonë

Portugalia është në shok pasi 15 persona humbën jetën në daljen nga shinat e tramvajit 140-vjeçar Gloria, një atraksion i madh turistik në kryeqytetin Lisbonë.

18 persona të tjerë u dërguan në spital, pesë prej të cilëve në gjendje të rëndë, sipas shërbimeve të emergjencës, shkruan BBC, transmeton Kosovapress.

Shtetas të huaj ishin midis të vrarëve në aksidentin, i cili ndodhi rreth orës 18:05, megjithëse kombësitë nuk mund të konfirmoheshin, thanë autoritetet.

Kryetari i bashkisë së Lisbonës, Carlos Moedas, bëri një vizitë në spital të mërkurën në mbrëmje, duke e quajtur atë një "moment tragjik për qytetin".

Qeveria e Portugalisë, e cila do të presë kryetarin e bashkisë në një mbledhje të kabinetit të enjten, ka shpallur një ditë zie kombëtare.



Read it all at Bota Sot