Amir Rrahmani gati të firmosë kontratën e re

- Bota Sot

Amir Rrahmani gati të firmosë kontratën e re

Amir Rrahmani do të vazhdojë të qëndrojë te Napoli, të paktën edhe disa sezone.

Kjo pasi palët mes tyre kanë një marrëdhënie të mirë dhe drejtuesit e stafi janë të kënaqur me performancën e shqiptarit.

Lideri i prapavijës pritet të rinovojë me napolitanët.

Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe pritet që të firmosin deri në vitin 2029.

Padiksutim që me zgjatjen e kontratës do të ketë edhe rritje nga ana financiare, teksa ndjehshëm pritet të përmirësohet edhe paga e futbollistit.

Siç dihet Rrahmani ka refuzuar disa oferta nga Premier League dhe Arbia Saudite për të vazhduar qëndrimin e tij në Napoli dhe për të tentuar të fitojë sërish titullin me Antonio Conten.



Read it all at Bota Sot