Ja reagimi i sulmuesit të Arsenal

- Bota Sot

Ja reagimi i sulmuesit të Arsenal

Viktor Gyokeres është kundërpërgjigjur ndaj pretendimeve se lojtarët kanë shumë pushtet pas veprimeve të tij dhe të Alexander Isak për të detyruar transferimet, përkatësisht tek Arsenal dhe Liverpool këtë verë.

Isak nuk mori pjesë në ndeshjet parasezonale të Newcastle ose në ndeshjet hapëse të Premier League dhe u stërvit larg ekipit. Sulmuesi përfundoi një transferim rekord britanik prej 150 milionë eurosh te Liverpool të hënën, ditën e fundit të merkatos,

Vetë Gyokeres refuzoi të paraqitej për fillimin e stërvitjes parasezonale të Sporting dhe përfundimisht arriti një transferim prej 63.5 milionë eurosh tek Arsenal. “Mund të jetë e njëjta gjë, por nuk e di vërtet se çfarë ka ndodhur prapa skenave,” tha Gyokeres për “Sky Sports”.

“Nuk e di vërtet se si ka qenë situata në rastin e Isak saktësisht. Ne të gjithë luajmë.

Dhe klubet kanë më shumë pushtet. Ndoshta është e vështirë për lojtarët të zgjedhin në shumë raste”, shtoi sulmuesi i “topcinjve”.

“Lojtarët nuk ka asnjë pushtet, klubet mund të bëjnë çfarë të duan me një lojtar. Është e vështirë, por kështu është situata”, deklaroi Gyokeres.



Read it all at Bota Sot