Nuk ka fëmijë në mesin e personave që humbën jetën nga aksidenti i tramvajit në Lisbonë.
Deri në këto momente, mediat e huaja raportojnë se numri i të vdekurve ka shkuar në 17.
Shtatë burra dhe tetë gra janë identifikuar, ndërsa detajet e dy personave që vdiqën gjatë natës ende nuk janë publikuar.
Shkaku i aksidentit mbetet i panjohur, por hetimet e drejtuara nga policia, autoriteti kombëtar i sigurisë së transportit dhe kompania që drejton teleferikun 140-vjeçar “Gloria”, janë duke u zhvilluar.