Braziliano ka në mendje formacionin

- Bota Sot

Braziliano ka në mendje formacionin

Shqipëria në orën 18:00 do të përballet me Gjibraltarin në transfertë.

Një ndeshje miqësore, e cila do t’i shërbejë Sylvinho të provojë sa më shumë lojtarë para sfidës me Letoninë.

Kështu braziliano ka në mendje formacionin me të cilin do të zbresë në fushë. Në këtë miqësore, Armando Broja do ta nisë nga stoli, ndërsa sulmi do t’i besohet Mirlind Dakut.

Ky i fundit është lojtari më i mirë i momentit dhe Sylvinho dëshiron ta shfrytëzojë një moment të tillë.

Ndërkohë në portë si gjithmonë do të vendoset Thoms Strakosha, para tij do të pozicionohen Marash Kumbulla dhe Berat Gjimshiti, teksa nga krahët janë Ivan Balliu dhe Mario Mitaj.

Mesfusha do të përbëhet nga Qazim Laçi në qendër, Kristjan Asllani dhe Juljan Shehu aas fushës. Ndërkohë Daku do të mbështet nga Nedim Bajrami dhe Arbër Hoxha.

Ndërkohë timonieri i kuqezinjve pritet tiu dhurojë minuta edhe futbollistve si Cristian Shpendi, Enis Çokaj dhe Maldini Kacurri. të 3 janë grumbuluar për herë të parë me ekipin A dhe mund të debutojnë ditën e sotme. 

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: Strakosha, Kumbulla, Balliu, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Laçi, Shehu, Bajrami, Hoxha, Daku. Trajner: Sylvinho.



Read it all at Bota Sot