Haaland i shqetësuar

- Bota Sot

Haaland i shqetësuar

Erling Braut Haaland është i shqetësuar nga situata në klubin e fëmijërisë së tij, Bryne FK, gjë që i ka shkaktuar edhe net pa gjumë në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme të Norvegjisë: miqësores ndaj Finlandës dhe kualifikueses vendimtare të Botërorit kundër Moldavisë.

Kriza në Bryne ka plasur pas ndërprerjes së kontratave të tre futbollistëve, Jens Husebo, Robert Undheim dhe Axel Kryger. Vendimi i klubit nuk është shoqëruar me shpjegime të qarta, duke shkaktuar reagime të shumta, përfshirë edhe vetë Haaland, që e kishte nisur karrierën pikërisht aty.

“Flisni hapur, Bryne FK. Çfarë dreqin po ndodh?”, ka shkruar sulmuesi i Manchester City në Snapchat pas mesnate. Kur një ndjekës e ka pyetur pse nuk ishte në gjumë, ai është pajtuar me të se do të duhej të ishte. 

“Po, duhet të jem në gjumë, por ka kaos në klubin tim të fëmijërisë dhe kjo më nervozon. Nuk mund të fle”, është përgjijgur njëri prej sulmuesve më të mirë në botë.

Trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken, në konferencë për media para miqësores me Finlandën, është pyetur për gjendjen e Haaland.
"Unë kam fjetur mirë, Haaland jo. Kjo është në të mirë të HamKam në luftën për mbijetesë",, ka thënë ai me shaka. "Lexova gjatë rrugës me autobus se kishte thënë diçka. Është e natyrshme që ai të shqetësohet, është klubi i fëmijërisë së tij"
, ka shtuar tekniku norvegjez. 



Read it all at Bota Sot