Hojlund pas transferimit te Napoli: Nuk kisha zgjedhje tjetër

- Bota Sot

Hojlund pas transferimit te Napoli: Nuk kisha zgjedhje tjetër

Sulmuesi i Kombëtares së Danimarkës, Rasmus Hojlund, ka deklaruar se ishte i detyruar të largohej nga Manchester United gjatë afatit kalimtar veror.

Ai është bashkuar me Napoli në formë huazimi njëvjeçar me opsion blerje.

Njëzet e një vjeçari danez, që i ishte bashkuar United nga Atalanta në gusht të vitit 2023, ka zhvilluar nëntëdhjetë e pesë paraqitje dhe ka shënuar njëzet e gjashtë gola për “Djajtë e Kuq”. Sezonin e kaluar ai kishte fituar edhe FA Cup, pasi kishte luajtur si zëvendësues në finalen kundër Manchester City.

Megjithatë, Hojlund nuk ia ka dalë ta gjejë vazhdimësinë në formë, sidomos nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim, duke realizuar vetëm gjashtë gola në tridhjetë e tri ndeshje. Situata ështv bërë edhe më e vështirë pas ardhjes së Matheus Cunha, Bryan Mbuemo dhe Benjamin Sesko, që e kanë reduktuar hapësirën e tij në skuadër.

“Me transferimet e reja, perspektiva ime për minuta u zvogëlua.

Me moshën dhe ambiciet që kam, më duhej të gjeja një vend ku besojnë tek unë, ku më japin dashuri dhe një projekt sportiv serioz.

Te Napoli e kam gjetur këtë dhe mezi po pres ta nis”, ka thënë Hojlund.  “Te United kam kaluar kohë të mirë dhe klubi mbetet afër zemrës sime. Kam fituar eksperiencë, forcë dhe disa kujtime të veçanta, sidomos kur u shpalla golashënuesi kryesor në sezonin e parë dhe fituam një trofe”.



Read it all at Bota Sot