Ange Postecoglou në listën e Bayer Leverkusen pas shkarkimit të Ten Hag

- Bota Sot

Ange Postecoglou në listën e Bayer Leverkusen pas shkarkimit të Ten Hag

Bayer Leverkusen ka nisur kërkimin e trajnerit të ri pas shkarkimit të Erik ten Hag pas vetëm tri ndeshje në sezonin e ri të Bundesligës.

Një nga emrat që po diskutohet brenda klubit gjerman është australiani Ange Postecoglou, sipas eksperti t të merkatos, Fabrizio Romano.

Postecoglou është i lirë pas shkarkimit nga Tottenham në qershor, vetëm një javë pasi e kishte  drejtuar “Spurs” drejt trofeut të Europa League, suksesi i parë evropian për klubin pas dyzet e pesë vitesh.

Përveç Bayer Leverkusen, edhe Fenerbahce ka shfaqur interesim për trajnerin australian, pas ndarjes me Jose Mourinho këtë javë.



Read it all at Bota Sot