Amir Rrahmani rinovon me Napolin deri në vitin 2029

- Bota Sot

Amir Rrahmani rinovon me Napolin deri në vitin 2029

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka arritur marrëveshje me klubin italian Napoli për zgjatjen e kontratës së tij edhe për dy vite të tjera, deri në vitin 2029.

Sipas raportimeve të gazetës italiane "Tuttosport", marrëveshja është arritur menjëherë pas përfundimit të afatit kalimtar të verës, teksa Napoli tashmë është fokusuar në rinovimin e kontratave me lojtarët që kanë qenë kyç në sukseset e viteve të fundit.

Rrahmani, i cili është një nga shtyllat e mbrojtjes së skuadrës napolitane, do të përfitojë gjithashtu një rritje page, duke shkuar në 3 milionë euro në sezon.

Qendërmbrojtësi kosovar ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit që fitoi titullin kampion në Serie A, duke regjistruar 177 paraqitje, 12 gola dhe 5 asiste me fanellën e Napolit.



Read it all at Bota Sot