Cassano bën parashikimin “e frikshëm”

- Bota Sot

Cassano bën parashikimin “e frikshëm”

Cassano ka folur hapur se si mund të formohet mesfusha kuqezi pas afrimit të Rabiot:

“Allegri ka shtyrë për ardhjen e Rabiot, është një lojtar i rëndësishëm që në Serie A bën diferencën. Ai dhe Loftus-Cheek janë tipikët e mesfushorëve që i pëlqejnë atij. Francezi në afatgjatë mund të lërë jashtë formacionit Modric, sepse Allegrit nuk i pëlqejnë kësi lojtarësh”.

Cassano kujtoi rastin e Pirlos, që u largua nga Milani pasi Allegri preferonte lojtarë të tjerë:

“Me Pirlon e mbajmë mend çfarë ndodhi. Për mua Modric duhet të luajë, pastaj gjithë pjesa tjetër e Milanit, por në idenë e tij…, kini kujdes me atë që po ju them”.

Për Gimenez: “Çfarë i bënë atij djali, nuk ështëparë askund. Bëri rrëmujë te Feyenoord për t’u veshur kuqezi dhe direkt nisi me gola, pastaj gjeti një trajner që ishte i ikur ende pa ardhur mirë si Conceicao. Gjatë gjithë verës ishte në shitje, sepse dilnin emrat e Vlahovic me shokë. Sa turp për mënyrën si është trajtuar”.



Read it all at Bota Sot