Futbollisti i Kombëtares merr lajmin e keq para ndeshjes

- Bota Sot

Futbollisti i Kombëtares merr lajmin e keq para ndeshjes

Nedim Bajrami nuk është përfshirë në listën zyrtare të Rangers për fazën e grupeve të Europa League, një goditje e rëndë për fantazistin e Kombëtares shqiptare, i cili aktualisht ndodhet i grumbulluar me kuqezinjtë.

Klubi skocez ka treguar një qëndrim kontradiktor ndaj Bajramit.

Fillimisht, ai nuk u preferua në ndeshjet “play-off” të Champions League, ku Rangers u eliminua me turp nga Club Brugge. Më pas, lojtari u rikthye në kampionat dhe në derbin ndaj Celtic pati vetëm 14 minuta në fushë, ndeshje që përfundoi në barazim pa gola.

Starti i Rangers në kampionatin skocez ka qenë zhgënjyes, me vetëm 4 pikë të grumbulluara në katër javë, dhe kjo ka shtuar presionin mbi ekipin dhe trajnerin.

Në këtë situatë, Bajrami po shihet gjithnjë e më tepër si një element i panevojshëm, duke ushqyer zërat për një largim të mundshëm të tij ditët në vijim.



Read it all at Bota Sot