Interi gati të godasë në afatin kalimtar dimëror

- Bota Sot

Interi gati të godasë në afatin kalimtar dimëror

Interi është ende në kërkim të një sulmuesi dhe në janar mund të bëjë një lëvizje për lojtarin e ri të Lyonit, Malick Fofana, i cili shihet si një alternativë ndaj Ademola Lookman, që ishte objektivi kryesor i klubit gjatë verës, por transferimi i tij dështoi.

Gjatë afatit kalimtar te verës, Interi provoi të afrojë Lookman nga Atalanta me një ofertë deri në 45 milionë euro, por klubi nga Bergamo e refuzoi.

Pas kësaj, Lookman kërkoi të largohej dhe u stërvit vetëm në Angli, por transferimi te Interi nuk ndodhi.

Pas dështimit për ta marrë Lookmanin, Interi vendosi të investojë në mesfushë dhe solli Andy Diouf për 25 milionë euro.

Klubi gjithashtu bëri edhe disa përforcime të tjera si Luis Henrique, Petar Sucic, Ange-Yoan Bonny dhe Manuel Akanji.

Sipas mediave italiane, Interi nuk shpenzoi gjithë buxhetin e planifikuar për afatin kalimtar dhe tani ka rreth 20-25 milionë euro që mund t’i përdorë në janar.

Këto para mund të shkojnë për afrimin e Malick Fofana, që është vetëm 21 vjeç, por ka treguar cilësi të mira me Lyonin.

Fofana vlerësohet për driblimin dhe shpejtësinë e tij, si dhe për aftësinë për të shënuar.

Ai shihet si një profil i ngjashëm me Lookman, por më i ri dhe ndoshta më i lirë për ta transferuar.



Read it all at Bota Sot