Prokuroria pushon hetimet ndaj 14 zyrtarëve të ATK-së, procedura vazhdon ndaj dy biznesmenëve Pulaj dhe Batatina

- Bota Sot

Prokuroria pushon hetimet ndaj 14 zyrtarëve të ATK-së, procedura vazhdon ndaj dy biznesmenëve Pulaj dhe Batatina

Prokuroria Themelore në Prishtinë me aktvendimin e 4 shtatorit 2025 ka pushuar pjesërisht hetimin ndaj zyrtarëve të Agjencisë Tatimore të Kosovës (ATK): Adil Paçarizi, Agim Rama, Avdi Jakupi, Gazmend Gjocaj, Lisjeta Krasniqi-Fejzullahu, Masar Zejnullahu, Milaim Berisha, Muhamed Rafuna, Murtez Zeqiri, Nesim Bajrami, Safet Temaj, Vllaznim Krasniqi, Xhemajl Hertica dhe Isen Lipovica. Po ashtu, procedura u pushua ndaj ndërtimtarit Besim Batatina. Procedura penale do të vazhdojë me ngritjen e aktakuzës ndaj biznesmenit Feim Pulaj dhe pronarit të biznesit “Batatina BB”, Bedri Batatina për veprën penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”. Për këta dy të fundit, po ashtu u pushua hetimi për nga dy vepra penale.

“PROCEDURA PENALE DO TË VAZHDOJË ME NGRITJEN E AKTIT AKUZUES kundër të pandehurve Feim Pulaj për shkak të veprës penale Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin nga neni 308 i KPRK-së dhe Bedri Batatina, për shkak të veprës penale Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin nga neni 308 i KPRK-së”, thuhet në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë rast, të dyshuar ishin inspektorët: Adil Paçarizi, Agim Rama, Avdi Jakupi, Gazmend Gjocaj, Lisjeta Krasniqi-Fejzullahu, Masar Zejnullahu, Milaim Berisha, Muhamed Rafuna, Murtez Zeqiri, Nesim Bajrami, Safet Temaj, Vllaznim Krasniqi, Xhemajl Hertica dhe Isen Lipovica. Po ashtu, ndërtimtari Besim Batatina, pronari i biznesit “Batatina BB”, Bedri Batatina dhe biznesmeni Feim Pulaj.

Sipas vendimit të Prokurorisë, nga raporti i ri-kontrollit është kuptuar se i njëjti është caktuar për periudhë të njëjtë kohore tatimore dhe për të njëjtin taktim ku është zhvilluar procedura e kontrollit.

Prokuroria thekson se mungon ndonjë fakt i ri apo shtesë që do të vinte në përfundim se ka skemë të mashtrimit financiar dhe se një rrethanë e tillë, Prokuroria thotë se nuk është provuar me asnjë provë të vetme.

Gjithashtu, në vendim Prokuroria specifikon se nga raporti i ri-kontrollit del se janë zbatuar procedurat ligjore, legjitimiteti i të cilave është njohur siç thuhet në vendim nga Divizioni i Ankesave në kuadër të ATK-së.

Andaj, meqë në rastin konkret, sipas Prokurorisë, me asnjë provë nuk është arritur që të argumentohet veprimi i inspektorëve tatimor se kanë krijuar, përdorur ose prezantuar në mënyrë të rreme raportet e llogarive apo në ndonjë mënyrë tjetër e kanë vënë në lajthim personin e autorizuar në kryerjen e pagesës ose transferit të kundërligjshëm të parave, pasurisë apo të drejtave tjera.

Sipas vendimit të 4 shtatorit 2025, pushohet pjesërisht hetimi i filluar sipas aktvendimit për fillim të hetimit të 24 marsit 2023 dhe i zgjeruar sipas aktvendimeve të 9 janarit 2024 dhe 28 majit 2024 për inspektorët: Adil Paçarizin, Agim Ramën, Avdi Jakupin, Gazmend Gjocajn, Lisjeta Krasniqi-Fejzullahun, Masar Zejnullahun, Milaim Berishën, Muhamed Rafunën, Murtez Zeqirit, Nesim Bajramit, Safet Temajt, Vllaznim Krasniqit dhe Xhemajl Herticës, të cilët dyshoheshin për veprën penale “Mashtrim në detyrë”. Po ashtu, ndaj inspektorit Isen Lipovica që dyshohej për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Sipas vendimit, u pushua hetimi edhe ndaj ndërtimtarit Besim Batatina i dyshuar për “Shmangie nga tatimi” dhe “Keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi”. Po ashtu, për të njëjtat vepra edhe ndaj pronarit të biznesit “Batatina BB”, Bedri Batatina. Gjithashtu, ndaj biznesmenit Feim Pulaj për “Shmangie nga tatimi” dhe “Keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi”. Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë më 18 shkurt 2025 kishte nxjerrë aktvendim për pushim të pjesërishëm të hetimit për 14 inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe ndaj Besim Batatinës. Kurse, procedura penale u tha se do të vazhdojë me ngritjen e aktakuzës ndaj biznesmenit Feim Pulaj dhe të pandehurit Bedri Batatina për veprën penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”. Për këta dy të fundit, po ashtu u pushua hetimi për nga dy vepra penale.

Sipas vendimit, u pushua pjesërisht hetimi i filluar sipas aktvendimit për fillim të hetimit të 24 marsit 2023 dhe i zgjeruar sipas aktvendimeve të 9 janarit 2024 dhe 28 majit 2024 për inspektorët: Adil Paçarizin, Agim Ramën, Avdi Jakupin, Gazmend Gjocajn, Lisjeta Krasniqi-Fejzullahun, Masar Zejnullahun, Milaim Berishën, Muhamed Rafunën, Murtez Zeqirit, Nesim Bajramit, Safet Temajt, Vllaznim Krasniqit dhe Xhemajl Herticës, të cilët dyshoheshin për veprën penale “Mashtrim në detyrë”.

Po ashtu, hetimi pjesërisht u pushua edhe ndaj inspektorit Isen Lipovica që dyshohej për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Sipas vendimit, u pushua hetimi pjesërisht edhe ndaj ndërtimtarit Besim Batatina i dyshuar për “Shmangie nga tatimi” dhe “Keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi”. Po ashtu, për të njëjtat vepra edhe ndaj pronarit të biznesit “Batatina BB”, Bedri Batatina. Gjithashtu, ndaj biznesmenit Feim Pulaj për “Shmangie nga tatimi” dhe “Keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi”.

Por, këtë vendim e kishte kthyer në rivendosje Prokuroria e Apelit për të gjithë të dyshuarit. Pas këtij vendimi të Apelit, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte caktuar grup të ekspertëve financiarë në rastin ndaj 14 zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe tre tjerëve, të dyshuar për veprat penale: “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”, “Mashtrimi në detyrë”, “Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi” dhe “Shmangia nga tatimi”. Prokurore e rastit është Elza Bajrami-Kastrati.

Ndryshe, 12 zyrtarët e ATK-së dhe biznesmeni Pulaj ishin arrestuar më 9 janar 2024 nën dyshimin për disa vepra penale. Gjykata Themelore në Prishtinë kishte refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

Zyrtarët e ATK-së që ishin arrestuar janë: Masar Zejnullahu, Nesim Bajrami, Safet Temaj, Avdil Jakupi, Muhamet Rafuna, Murtez Zeqiri, Milaim Berisha, Gazmend Gjocaj, Adil Paqarizi, Vllaznim Krasniqi, Agim Rama, Xhemajl Hetica dhe biznesmeni Feim Pulaj.

Ilir Murtezaj, drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), kishte thënë se Prokuroria ka ardhur në përfundim për ngritje të aktakuzës dhe se hetimet kishin filluar qysh në vitin 2020. /BetimipërDrejtësi



Read it all at Bota Sot