Live: Shqipëria për fitore

- Bota Sot

Live: Shqipëria për fitore

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha për ndeshjen ndaj Gjibraltarit, me një rreshtim eksperimental ku ka mbajtur fjalën për t’u dhënë minuta lojtarëve që kishin pasur më pak të tilla në dispozicion.

Edhe shiriti i kapitenit është kthyer te Elseid Hysaj, i cili sot shënon ndeshjen e tij të 91-të në përfaqësuese dhe mbetet elementi me më shumë takime të luajtura në grupin kuqezi.

Ndërkaq, të gjithë të tjerët janë të gatshëm për të luajtur, siç e tregon fakti se Silvinjo ka mbajtur të 14 lojtarët në pankinë, duke mos çuar 2 në tribunë siç mund të ndodhte zakonisht. Kësisoj, protokolli i Shqipërisë është me të 25 lojtarët, ndryshe nga ai me 23 që caktohet për ndeshjet zyrtare.

Kështu, ai mund të eksperimentojë, por edhe të ketë të gatshëm titullarët e zakonshëm për t’i hedhur në fushë në rast surprize të pakëndshme që mund të sillte një rezultat që nuk cilësohet “i kënaqshëm” për Shqipërinë.



Read it all at Bota Sot