Muriqi modest: Shpresoj që Rrahmani e Asllani ta thyejnë rekordin tim te Kosova

- Bota Sot

Muriqi modest: Shpresoj që Rrahmani e Asllani ta thyejnë rekordin tim te Kosova

Vedat Muriqi u paraqit në konferencën për media para ndeshjes së nesërme ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Ndër tjera, Muriqi u pyet edhe për dy qendërsulmuesit tjerë, Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani.

“Personalisht mendoj se Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani janë më të mirë se unë. Shpresoj që të mos kenë lëndime dhe ata ta thyejnë rekordin tim të golave te Kosova”, tha Muriqi.

Tutje, sulmuesi kosovar tha se shpreson t’i gëzojnë tifozët nesër.

“Kundër Zvicrës vitin e kaluam shënova dy herë. Nesër jam totalisht i gatshëm dhe shpresoj me i gëzu tifozët e Kosovës”, tha ai.



Read it all at Bota Sot