Rraklli: Me Letoninë duhen lojtarë me eksperiencë

- Bota Sot

Rraklli: Me Letoninë duhen lojtarë me eksperiencë

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Altin Rraklli, në një lidhje për “Sport Focus” , foli për zgjedhjet e trajnerit dhe rëndësinë e eksperiencës në sfidën ndaj Letonisë.

"Sa i përket formacionit të sotëm besoj se tranieri po teston disa lojtar të rinj për ti parë më nga afër.

Patjetër që ato janë dhe e ardhmja e ekipit kombëtar sepse djem të rinj që po tregojnë vlera por besoj se ndeshja me Letoninë ka nevojë për lojtarë më shumë të një stazhi tjetër, të një eksperience tjetër.

 Pavarësisht sesi do të shkojë ndeshja me Gjilbrartari, pra a e justifikojnë apo jo lojtarët e rinj, unë besoj se tranieri do i besoj më shumë lojtarëve që kanë peshën më të madhe këto vitet e fundit në ekipin ndërkombëtar, sepse është një ndeshje me shumë emocione, me shumë përgjegjësi", u shpreh Rraklli.



Read it all at Bota Sot