Meloni konfirmon edhe një herë: Italia nuk do dërgojë trupa në Ukrainë

- Bota Sot

Meloni konfirmon edhe një herë: Italia nuk do dërgojë trupa në Ukrainë

Roma zyrtare ka përsëritur sot se nuk do të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë, pavarësisht angazhimit të saj në mbështetjen ndaj Kievit.

Deklarata vjen pas samitit të zhvilluar nga e ashtuquajtura “Aleanca e të Gatshmëve”, një grup kryesisht vendesh evropiane që mbështesin Ukrainën dhe ofrojnë garanci sigurie.

Gjatë samitit, ku mori pjesë në mënyrë virtuale, kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënvizoi se “Italia nuk është e gatshme të dërgojë trupa në territorin ukrainas”, sipas një njoftimi zyrtar të qeverisë italiane.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se Italia mund të ofrojë mbështetje për një armëpushim të mundshëm, përmes iniciativave monitoruese dhe trajnimeve, por jashtë kufijve të Ukrainës.



Read it all at Bota Sot