Endrick mund të huazohet në janar te klubi i njohur i La Ligas

- Bota Sot

Endrick mund të huazohet në janar te klubi i njohur i La Ligas

Klubi spanjoll, Valencia është në bisedime me Real Madridin për një huazim të mundshëm të sulmuesi Endrick në afatin kalimtar te janarit. 

Sulmuesi brazilian ka qenë njëri nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar të verës dhe disa skuadra evropiane kanë shprehur interes për të.

Pas një vere të mbushur me spekulime, Endrick ka vendosur të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij te Real Madrid.

Megjithatë, konkurrenca në sulm është shumë e fortë, me emra si Vinicius Jr, Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Rodrygo Goes që mbulojnë shumicën e minutave.

Valencia e kishte shfaqur interesin për Endrick edhe para dëmtimit të tij dhe tani është në kontakt të drejtpërdrejtë me klubin madrilen.

Klubi nga Mestalla ka probleme me realizimin e golave dhe beson se Endrick mund të jetë zgjidhja e duhur për fazën sulmuese dhe një shtysë për ekipin.

Endrick është aktualisht në fazën përfundimtare të rikuperimit nga një dëmtim dhe pritet të rikthehet në javët e ardhshme. Ai është i vetëdijshëm se këto muaj deri në janar janë vendimtarë për të ardhmen e tij.

Përveç konkurrencës te Reali, një faktor tjetër i rëndësishëm është dëshira e Endrick për të qenë pjesë e Brazilit në Kampionatin Botëror të ardhshëm të kombëtareve. Për këtë i duhen minuta në fushë dhe një huazim mund t’i sigurojë më shumë hapësirë dhe ekspozim.

Real Madrid beson te potenciali i tij, por nuk e përjashton mundësinë e një largimi të përkohshëm nëse nuk arrin të fitojë hapësirat e nevojshme.

Valencia do të rikthehet me ofertë konkrete në janar, nëse situata nuk ndryshon.



Read it all at Bota Sot