Sterling mbetet “peng”

- Bota Sot

Sterling mbetet “peng”

Chelseai nuk ka arritur të sigurojë një lëvizje për Rahim Sterling para fundit të merkatos verore.

Lojtari anglez ka edhe dy sezone kontratë me blutë e Londrës e ajo që është më interesantja është fakti, se bëhet fjalë për lojtarin më të paguar të ekipit, duke u paguar me 300 mijë sterlina në javë.

Futbollisti anglez, që u largua nga Siti para tri vitesh drejt Çelsit – përkundër bujës së madhe me të cilën kaloi në “Stamford Brixh” – gjërat nuk i shkuan siç pritej.

Kalimi i tij te skuadra londineze kishte kushtuar 47.5 milionë sterlina, megjithatë, forma jo e mirë përgjatë viteve, dhe huazimi pa rezultate të mira te Arsenali në sezonin e kaluar, bënë që lojtari të mbetet në ‘qorrsokak’.

Përveçse klubi i tij aktual nuk e llogarit, po ashtu për të nuk po shfaqin interesim as klube nga liga më të dobëta, si ajo e SHBA-ve, Turqisë e Arabisë Saudite. Lojtari ka edhe dy vjet kontratë me blutë dhe paga prej 300 mijë sterlinash në javë është goxha barrë për dy herë kampionin e Evropës, të cilët nuk dijnë më se çfare të bëjnë. Mareska bëri jo pak përforcime gjatë kësaj merkatoje verore, duke marrë lojtarët që i duheshin, duke mos e përfshirë asnjëherë Sterling.



Read it all at Bota Sot